Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në veri të Mitrovicës

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 10:23
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 10:50 të mërkurën.

Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)