Flet gazetarja nga Mali i Zi: Krejt jemi frikësuar, lëkundjet nuk kanë qenë të lehta
Gazetarja në Mal të Zi, Dafina Teliqi, ka folur për tërmetin që ka ndodhur sot në mëngjes, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo theksoi se tërmeti është dëgjuar shumë në Ulqin, duke thënë se lëkundjet nuk kanë qenë të lehta.
“Shumica e banorëve në Ulqin kanë qenë të zgjuar. Krejt jemi frikësuar, lëkundjet nuk kanë qenë të lehta, ajo që ka qenë e veçantë është kohëzgjatja, ka zgjatur më shumë se zakonisht”, u shpreh Teliqi.
Teliqi theksoi se tërmeti ka ndodhur në Nikshiq, vetëm pak kilometra larg Podgoricës.
(Kosova Sot Online)
