Tërmeti i sotëm, një shkëmb i madh përfundoi në oborrin e një shtëpie

  • 14 March 2024 - 14:45
Tërmeti i sotëm, një shkëmb i madh përfundoi në oborrin e një shtëpie

Në orët e para të mëngjesit me ftesë të kryetarit të bashkisë Gacko është mbajtur mbledhja e shtabit të krizës, më pas të gjitha shërbimet përkatëse kanë dalë në terren dhe kanë vizituar zonën më të ekspozuar ndaj lëkundjeve të dheut, kreu i Departamenti i Zjarrfikësve Gacko, Aleksa Vuçkoviç, tha për RTRS.

“Ajo që kemi konstatuar ka qenë dëme të vogla materiale, kemi dëme të vogla në një shkollë fillore rajonale, një rrëshqitje guri, e cila fatmirësisht është ndalur në objektin e banimit ku jeton familja, kjo është diçka më e rëndësishme”, theksoi Vuçkoviq.

Ai shtoi se janë në terren dhe se situata po monitorohet nga afër, si dhe se deri më tani nuk ka raportime për dëme të konsiderueshme.

“Dëmtime të vogla kemi edhe aty ku është pjesa operative e repartit të zjarrë-shpëtimit. Në hyrje të qytetit është një ndërtesë e vjetër, e cila ka vite që po shembet dhe tërmeti ka shkaktuar dëme, të cilat do të duhet të riparohen” – përfundoi Vuçkoviq.

Sipas kryetarit të komunës së Bileqit, Veselin Vujoviq, i cili foli për Radio Republika Srpska, tërmeti është ndjerë fuqishëm në orën 4.07 minuta, por edhe rreth tridhjetë tërmete më të vogla pas tij.

Kujtojmë se përveç se popullata është e mërzitur, nuk janë raportuar dëme të mëdha materiale në objekte pas serisë së tërmeteve që tronditën mëngjesin e sotëm Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë dhe Malin e Zi.

(Kosova Sot Online)