Arrestohen tre të mitur të dyshuar lidhur me shkaktimin e zjarrit në Gjykatën e Kaçanikut

  • E.k /
  • 15 March 2024 - 13:13
Arrestohen tre të mitur të dyshuar lidhur me shkaktimin e zjarrit në Gjykatën e Kaçanikut

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia”

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)