Pasi Escobar përmendi dy kushte tjera për Kosovën reagon ashpër deputeti gjerman

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 17:21
Pasi Escobar përmendi dy kushte tjera për Kosovën reagon ashpër deputeti gjerman

Emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, pasi ka thënë se janë edhe dy kushte të tjera për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës, i ka reaguar deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abrahami i cili është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se “ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”.

Deputeti gjerman ka thënë se “SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere “për shkak të dënimit me vdekje”

(Kosova Sot Online)