Prizren: E pengoi dhe tentoi ta sulmonte personin zyrtar, arrestohet një person

  • E.k /
  • 16 March 2024 - 10:45
Prizren: E pengoi dhe tentoi ta sulmonte personin zyrtar, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Prizren e cili dyshohet se ndaj një zyrtari të zyrës për vërtetime të kaluarës kriminale, tentoi të kryente sulm fizik dhe duke e penguar në kryerje të detyrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në zyrën për vërtetime të kaluarës kriminale, i dyshuari mashkull kosovar duke e penguar në kryerje të detyrës ka tentuar ta sulmojë fizikisht. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)