Deputeti i Bundestagut kritikon kryeministrin bavarez për vizitën te Vuçiqi: Shpresoj se e pyeti për zgjedhjet dhe Banjskën

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 11:19
Deputeti i Bundestagut kritikon kryeministrin bavarez për vizitën te Vuçiqi: Shpresoj se e pyeti për zgjedhjet dhe Banjskën

Deputeti i Bundestagut nga shteti i Bavarisë, Thomas Hacker, ka kritikuar vizitën e Markus Söde, kryeministri i Bavarisë, në Serbi, duke thënë se është dashur ta pyesë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për vjedhjen e zgjedhjeve në Beograd, sigurinë e gazetarëve dhe sulmin e armatosur në Banjska.

“Është irrituese që kryeministri bavarez Markus Söder po takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”.

Hacker kritikon se fakti që kryeministri bavarez po mburret për dhënien e medaljes nga Vuçiq është kundërproduktiv.

“Markus Söder mburret në Beograd se i është dhënë medalja nga Aleksandar Vuçiq. Këto imazhe do të përballen me një keqkuptim të madh nga partnerët tanë demokratë dhe pro-europianë në Serbi dhe në rajon”, ka shkruar ai në X.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit me Vuçiqin, Soder tha se dëshiron të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Bavarisë dhe Serbisë dhe paralajmëroi hapjen e një përfaqësie të asaj krahine gjermane në Beograd.

Zeder tha se është pro asaj që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe se do të ishte një humbje e madhe si për Europën ashtu edhe për Serbinë nëse nuk qëndron në rrugën europiane.

Markus Thomas Theodor Söder është një politikan gjerman që shërben si Ministër-President i Bavarisë që nga viti 2018 dhe udhëheqës i Unionit Kristian Social në Bavari që nga viti 2019.

(Kosova Sot Online)