Plani shtatë pikësh për Luginën, Hill dhe shefi i OSBE-së i shkojnë në zyrë kryeministres së Serbisë

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 13:26
Plani shtatë pikësh për Luginën, Hill dhe shefi i OSBE-së i shkojnë në zyrë kryeministres së Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe shefi i Zyrës së OSBE-së atje, Ian Brathu, kanë takuar kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, të premten, me të cilën kanë diskutuar për progresin sa i përket implementimit të Planit 7 pikësh të Qeverisë së Serbisë që lidhet me Luginën e Preshevës, përcjell "Kosova Sot Online".

Nga OSBE në Beograd potencojnë se do të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Serbisë në përkrahje të integrimit dhe përfshirjes së minoriteteve kombëtare në Serbi.

(Kosova Sot Online)