Sot nënshkruhet marrëveshja 33 milionshe

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 07:57
Sot nënshkruhet  marrëveshja 33 milionshe

Qeveria e Kosovës sot nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MË, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë ngjarje marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfË Pablo Obrador Alvarez.

(Kosova Sot Online)