Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës, vdes një person

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 09:04
Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në Gjakovë, në fshatin Skivjan, transmeton "Kosova Sot Online".

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar, derisa njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Në këtë aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh.

Këto informacione i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

(Kosova Sot Online)