Aksidenti tragjik me 4 viktima, arrestohet 46-vjeçari

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 15:45
Aksidenti tragjik me 4 viktima, arrestohet 46-vjeçari

Një aksident tragjik ju mori jetën një ditë më parë 4 personave në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj,përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, dy persona të tjerë janë lënduar rëndë në këtë aksident.

Lidhur me këtë aksident tragjik është arrestuar 46-vjeçari i cili akuzohet si shkakatar i aksidentit.

Njoftimi:

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sqaron policia.

(Kosova Sot Online)