Ky zyrtar amerikan do ta vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 16:19
Ky zyrtar amerikan do ta vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimit të ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimin e institucioneve të forta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga data 20-22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

(Kosova Sot Online)