'Dorëzohet' Haradinaj, e pranon shkëputjen e kontratës për objektin me qira të AAK-së

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 17:31
'Dorëzohet' Haradinaj, e pranon shkëputjen e kontratës për objektin me qira të AAK-së

Ndërprerjen e kontratës për shfrytëzimin e zyrave në objektin e njohur si selia e kësaj partisë në qendër të Prishtinës. e  ka pranuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar për bashkëpunimin Ministrinë e Bujqësisë, pronare e objektit.

“Të dashur qytetarë, Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm!”, shkroi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)