Banorët e kësaj lagje në Prishtinë mbetën pa ujë

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 17:51
Banorët e kësaj lagje në Prishtinë mbetën pa ujë

Një pjesë e banorëve të kryeqytetit që jetojnë në lagjen Emshir në Prishtinë sot kanë mbetur pa ujë, pas dëmtimit të një gypi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”,  tha se gypin e ka dëmtuar një kompani që po ndërton në atë pjesë të kryeqytetit dhe se ekipet e kompanisë po punojnë për ta kthyer furnizimin me ujë.

“Gypin e ujit e ka dëmtu kompania që janë duke ndërtu. Ky bager. Ekipet e mirëmbajtjes se KRUP janë aty për ta sanu defektin e shkaktuar nga palë të treta”, tha ajo.

Mjeku tha se për këtë e kanë njoftuar Inspektoratin komunal, të cilët “nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Tani ekipi ynë i kujdestarisë është në terren”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)