Vdes ish-komandanti i UÇK-së

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 19:38
Vdes ish-komandanti i UÇK-së

Ka ndërruar jetë Ali Potera i cili ka qenë komandant i UÇK-së, gjatë luftës 1998/99, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për vdekjen e tij ka shkruar Blerim Zymeri në rrjetet sociale.

Ali Potera ishte nga Llapashtica e Poshtme e Podujevës.

“Shpejt na ike
Ishe një djal i sinqertë, një burrë i fortë, Komandant i prerë, kujtimet për ty dot mbesin të freskëta përgjithmonë Lavdi Hero Ali Potera”, ka shkruar ai në mbishkrimin e disa fotografive ku shihet edhe i ndjeri.

(Kosova Sot Online)