Moti sot në Kosovë me vranësira dhe me shi

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 07:54
Moti sot në Kosovë me vranësira dhe me shi

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët ku pritet të ketë edhe reshje shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

(Kosova Sot Online)