Nis takimi trepalësh në Bruksel

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:11
Nis takimi trepalësh në Bruksel

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aktualisht, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë në takim të përbashkët, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, Lajçak priti veç e veç Bislimin dhe Petkoviqin.

(Kosova Sot Online)