"Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri", Lladrovci: Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 15:05

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës se “për herë të parë” është theksuar ndarja politike e kryetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Lladrovci tha se Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive.”

“Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës! “Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri”, është përshkrimi më i përafërt i fillimit të mbledhjes së sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me “dramacitet”, njëri kryetar komune nga partia Vv, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake.”

“AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare”, ka shkruar Lladrovci.

(Kosova Sot Online)