Gruaja nga ky vend i Kosovës e rrah burrin e vet aq fort sa përfundon në spital

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 19:53
Gruaja nga ky vend i Kosovës e rrah burrin e vet aq fort sa përfundon në spital

Raportohet se një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në Rahovec.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online)