Kurti: Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 16:40
Kurti: Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kur është pyetur se “pse SHBA-ja e sheh presidenten Osmani si garantuese të vetme të bashkëpunimit?”, Kurti ka deklaruar se Kosova nuk mund ta ketë këndvështrimin karshi Beogradit identik me atë të Washingtonit, derisa ka shtuar se për kërkesat që vijnë e që më herët i kanë dëgjuar nga Beogradi, “duhet të kemi kujdes”.

“Por, kur na kërkojnë diçka, që ne e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe ndërmjetëse, atëherë ne duhet të kemi kujdes. Serbinë ne e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar i Kosovës e njeh më mirë Serbinë se Uashingtoni. Dhe, Uashingtoni nuk e ka fqinje Serbinë. Ne e kemi fqinje Serbinë”, ka deklaruar Kurti, sipas rel.

“Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohje reciproke. Me ne mungon ajo gjë. Prandaj, nuk mund ta kemi ne këndvështrimin karshi Beogradit zyrtar identik me atë të Uashingtonit”, ka thënë tutje Kurti.


(Kosova Sot Online)