Osmani lajmërohet nga Shpella e Gadimes

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 19:21
Osmani lajmërohet nga Shpella e Gadimes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka vizituar Shpellën e Gadimes, ku ka thënë se është një atraksion i jashtëzakonshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se nuk duhet të humbet vizita në të.

“Shpella e Gadimes – një atraksion i jashtëzakonshëm natyror dhe një nga mrekullitë e shumta në Kosovë. Nëse jeni në Kosovë, mos e humbisni. Është një gjë që duhet parë”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)