Arrestohet nga policia një person, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 19:30
Arrestohet nga policia një person, kjo është arsyeja

Raportohet se në Pejë, ku një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Mbreti Agron’, ka ndalur për kontroll një veturë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë kontrollit, shoferit i janë gjetur sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe marihuanë, si dhe një mjet i mprehtë.

Gjësendet e kundërligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

(Kosova Sot Online)