Ambasadori britanik-Rashiqit: Të punojmë për të drejtat e komuniteteve

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 08:17
Ambasadori britanik-Rashiqit: Të punojmë për të drejtat e komuniteteve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka njoftuar se është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hargreaves ka thënë se në këtë takim i ka bërë të ditur Rashiqit që Britania e Madhe dëshiron të punojë me Kosovën më shumë për të ndihmuar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen në mënyrë të barabartë.

Hargreaves ka shtuar se me Rashiqin ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet ministria të cilën ai e drejton.

“Britania e Madhe dëshiron të punojë me Kosovën më shumë për të ndihmuar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen në mënyrë të barabartë. Sot takova ministrin Nenad Rashiq për të diskutuar mundësitë për ta bërë këtë, si dhe sfidat me të cilat po përballet Ministria për Komunitete dhe Kthim”, ka shkruar ai në platformën X.

(Kosova Sot Online)