Hykmete Bajrami për ministren Nagavci: I paska bë kërrsh përqindjet
Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres Nagavci pasi tha në se “çerdhet e reja në përqindje në tri vite qeverisje, janë 850 për qind më shumë se sa që janë realizuar gjatë periudhës 2003 deri në vitin 2020, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në një postim në Facebook, ajo ka shtuar se sipas saj i bie që gjatë viteve 2003-2020 është ndërtuar një gjysmë çerdhe e më pas është rritur numri në 4.
“Ministrja e arsimit i bën kërrsh përqindjet
Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?! Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4. Për besë s'din njeri a me qeshë a me qajtë. P.S. 160 çerdhe i kanë premtu brenda mandatit”, ka shkruar Bajrami.
(Kosova Sot Online)
