Vuçiq dhe Macroni flasin për çështjen e Kosovës

  • S.A /
  • 21 March 2024 - 12:42
Vuçiq dhe  Macroni flasin për çështjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron në samitin e parë global për energjinë bërthamore në Bruksel, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai në një njoftim në Instagram thotë se me të ka folur rreth çështjes së Kosovës. Ai tregon se i është ankuar Macronit për siç ka shkruar presionin në rritje ndaj popullit serb.

“Një takim i përzemërt me Emmanuel Macron, me të cilin shkëmbyem mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës. E njoftova për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb, i cili është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës”, thuhet në profilin e Instagramit.

(Kosova Sot Online )