Zbardhen detaje nga vdekja e një 54-vjeçari në Prishtinë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 19:25
Zbardhen detaje nga vdekja e një 54-vjeçari në Prishtinë

Vdekja e një 54-vjeçari në Prishtinë është hapur rast edhe në polici, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Flora Ahmeti zëdhënëse në policinë e Prishtinës tha se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një  person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia  në koordinim me prokurorinë,  po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)