O’Brien dhe Escobar sot flasin për Ballkanin dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë

  • E.k /
  • 22 March 2024 - 11:14
O’Brien dhe Escobar sot flasin për Ballkanin dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë

Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe zëvendësi i tij, Gabriel Escobar, sot do të mbajnë një fjalim për gazetarë ku në fokus do të kenë Ballkanin, transmeton “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane, ata gjithashtu do të diskutojnë për 25 vjetorin e fillimit të Operacionit të Forcave Aleate, përgjigjen e NATO-s ndaj krizës humanitare në Kosovë dhe rrugën përpara drejt një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të begatë dhe më të sigurt.

(Kosova Sot Online)