
Navalnaya pas sulmit në Moskë: Të përfshirët në këtë krim, të sillen para drejtësisë

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka shprehur ngushëllimet e saj për viktimat e sulmit të sotëm, duke e quajtur atë një “makth në Crocus”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë krim duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë”, shkroi ajo në X, dikur Twitter.
(Kosova Sot Online)