Bislimi për dialogun: U demaskua qasja destruktive e Serbisë, por ne vijuam angazhimin tonë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 08:28
Bislimi për dialogun: U demaskua qasja destruktive e Serbisë, por ne vijuam angazhimin tonë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka folur në trevjetorin e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosjes ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe dialogu u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën Serbia vazhdon ta refuzojë, siç po e dëshmon me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

Po ashtu, Bislimi ka shkruar se në zhvillim ekonomik ka pasur rritje mesatare ekonomike 6.2% për tre vitet e fundit.

(Kosova Sot Online)