A mund të nisë Rusia një kryengritje të armatosur në Serbi për të nxitur Beogradin të pushtojë Kosovën?

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 13:51
A mund të nisë Rusia një kryengritje të armatosur në Serbi për të nxitur Beogradin të pushtojë Kosovën?

Rusia do mund të nisë një kryengritje të armatosur në Serbi, për të nxitur Beogradin të pushtojë Kosovën. Me rizgjedhjen e Putinit, kreu i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev është ende në krye të operacionit. Kjo është e pazakontë, pasi Putini ishte gjithmonë i përfshirë personalisht në zhvillimin dhe miratimin për këto lloj planesh veprimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prania e ushtrisë serbe është shtuar në kufirin me Kosovën, gjë që konfirmon raportet për punë përgatitore për operacionin. Këto raporte sugjerojnë se Rusia mund të ketë sjellë një grup të inteligjencës ushtarake në Beograd, për t'u konsultuar dhe koordinuar me serbët. Prandaj, Rusia vepron në bashkëpunim me presidentin Vuçiq dhe Shefin e Inteligjencës Serbe Vulin. Ne besojmë se operacioni do të fillojë në rajonin e Mitrovicës, ku forca speciale serbe do të veprojë së bashku me grupet e armatosura kriminale lokale, të kontrolluara nga bandat kriminale serbe dhe ruse. Disa pjesë të operacionit tashmë janë planifikuar në vitet 2021-2023, gjatë sulmeve të mëparshme në Mitrovicë.

 

(Kosova Sot Online)