Pse po mbetet pa u ndëshkuar djegia e pronave në veri të Kosovës?

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 19:45
Pse po mbetet pa u ndëshkuar djegia e pronave në veri të Kosovës?

Më 22 mars,  u dogj shtëpia e Nenad Radosavleviqit, drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e cilësoi këtë rast si “incident për shkak të instalimit të keq”, ndërsa Radosavleviq e akuzoi Listën Serbe.

Kjo parti – më e madhja e serbëve të Kosovës – i hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa nga Radosavleviqi kërkoi që “të mos tregojë me gisht” kah Lista Serbe, “me urdhër të regjimit në Prishtinë” dhe pa pasur asnjë provë.

Lista Serbe është e vetmja parti politike në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit për aktivitetet e saj.

Me iniciativën e saj, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, në nëntor të vitit 2022, me qëllim që të parandalonin riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në targa të Kosovës.

Pastaj, në fund të majit të vitit 2023, kryetarët shqiptarë morën udhëheqjen e komunave në veri, sepse serbët – sërish pas thirrjes së Listës Serbe – i bojkotuan zgjedhjet.

Megjithatë, disa individë që nuk e mbështesin politikën e kësaj partie, marrin pjesë në punën e pushtetit të ri lokal.


(Kosova Sot Online)