Varroset Triumf Ferati, i cili vdiq tragjikisht të dielën në Gurrakoc të Istogut

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 15:52
Varroset Triumf Ferati, i cili vdiq tragjikisht të dielën në Gurrakoc të Istogut

I është dhënë lamtumira e fundit, Triumf Feratit, djalit të ish-kryetarit të Istogut, Fadilit, dhe vëllai i kryetarit aktual të Istogut Ilir Feratit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është varrosur në varrezat e fshatit Gurrakoc të Komunës së Istogut.

Në ceremoni të varrimit morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, deputetë e zyrtarë të lartë të politikës dhe shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Triumf Ferati u gjet i vdekur pranë varrit të babait të tij të ndjerë.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti armë me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

(Kosova Sot Online)