Bushkolaj: Jorgo Goro i arrestuar për ‘falsifikim dokumentesh’

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 16:18
Bushkolaj: Jorgo Goro i arrestuar për ‘falsifikim dokumentesh’

Qeveria duhet të anulojë statusin e investitorit strategjik për Artan Gaxhin, bashkëshortin e ish-ministres Olta Xhaçka. Ky vendim duhet të vijë në zbatimin të nenit 19 të ligjit për investimet strategjike të miratuar nga vetë qeveria Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Neni 19 i investimeve strategjike thotë se revokimi i statusit bëhet në rastet kur ka të dhëna të pavërteta të cilat kanë dalë pasi është miratuar përfitimi i statusit të investitorit strategjik.

Bushkolaj u shpreh se me arrestimin e Jorgo Goros u vërtetua falsifikimi i dokumenteve për 5500 metra tokë të përfituara nga Artan Gaçi. Duke parë nenin 19 të ligjit për investimet strategjike u shpreh Bushkolaj, Artan Gaçit duhet t’i hiqet ky status.

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua të shtunën pas një urdhri të SPAK me akuzën e ‘Shpërdorimit të Detyrës. Ai dyshohet se është i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për 5500 metra tokë në Dhërmi, pronë e cila u përfitua nga një banor i zonës, i cili më pas ja shiti atë bashkëshortit t ëish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi.

(Kosova Sot Online)