Shahini: Për 3 muaj janë mbyllur rreth 400 biznese, është një lajm i keq për tërë Kosovën

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 09:19
Shahini: Për  3 muaj janë mbyllur rreth 400 biznese, është një lajm i keq për tërë Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se për tre muaj në Kosovë janë shuar 400 biznese, duke thënë se ky është një lajm i keq për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shahini tha se bizneset deklarojnë se ka pasur edhe prej atyre që ka pas mungesë të punëtorëve.

“Brenda 3 muajve janë mbyllur rreth 400 biznese dhe kjo është një lajm i keq për neve dhe tërë Kosovën sepse pavarësisht që janë hapur brenda këtij viti rreth 2800 biznese prapë janë më pak rreth 300 biznese në krahasim me vitin e kaluar që janë hapë. Bizneset realisht ato çka vet deklarojnë janë biznese të cilat supozohet që kanë pasur nga 1 deri 3 të punësuar dhe arsyet pse janë të mbyllura i japin disa siç është humbja e fuqisë në tregun konkurrues, e cila është mjaft e rëndësishme, konkurrenca jo e drejtë, mungesa e mbështetjes financiare me kushte të volitshme dhe këtu flitet për interesin bankar i cili është më i larti në Evropë, kjo e bënë që Kosova të jetë një nga vendet që ka interesin bankar më të lartin në Evropë dhe na bënë jokonkurrent”, tha Shahini.

“Po ashtu bizneset deklarojnë se ka pasur edhe prej atyre që ka pas mungesë të punëtorëve, që kanë qenë të lidhura me shërbimet e veta nëpër institucionet e Republikës së Kosovës e që janë ndalur investimet, biznese që janë mbyllur për shkak se disa kanë ikur nga Kosova si gastronomi, ndërtimtari etj. dhe gjithë këto e bëjnë që Kosova vërtetë të angazhohet më shuam për të krijuar një klimë më të përshtatshme mjedisore në mënyrë që tregu ekonomik i Kosovës të jetë më konkurrues dhe më interesant për investitorët e huaj”, tha Shahini në Tëvë1.

(Kosova Sot Online)