Rrokulliset autobusi në këtë vend, humbin jetën pesë persona

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 14:07
Rrokulliset autobusi në këtë vend, humbin jetën pesë persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së një autobusi në një autostradë në afërsi të qytetit Leipzig në Gjermani, ka njoftuar policia gjermane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A9 në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe është mbyllur për të dyja drejtimet derisa hetuesit të mbledhin të gjitha provat për të hetuar shkakun e këtij aksidenti, 

Autobusi ishte rrokullisur në autostradën që lidhë Berlinin me Mynihun, kurse “rrethanat e sakta të aksidentit mbeten të panjohura”.

Helikopterët dhe autoambulancat kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar të tjerët që i shpëtuan më të keqes.

Raportohet se 53 pasagjerë dhe dy shoferë gjendeshin brenda autobusit që po udhëtonte nga Berlini në drejtim të Cyrihut.

(Kosova Sot Online)