Tahiri nga Parisi ku pritet te votohet raporti për anëtarësimin e Kosovë në KiE: Pritet që të ketë kuorum

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 14:44
Tahiri nga Parisi ku pritet te votohet raporti për anëtarësimin e Kosovë në KiE: Pritet që të ketë kuorum

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili sot është prezent në Paris ku pritet të fillojë mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të raportojë raportuesja greke, Dora Bakoyannis, do të prezantojë draft Opinionin e saj lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ka konfirmuar për se takimi ka nisur dhe se ka kuorum, transmeton “Kosova Sot Online”.

Para se të hyjë në takim, Tahiri doli me një video ku shprehi optimizëm se do të arrihet kuorumi.

“Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj. Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)