Knaus: Kosova mori rekomandim të fortë për anëtarësim në KiE

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 17:45
Knaus: Kosova mori rekomandim të fortë për anëtarësim në KiE

Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Knaus ka thënë se ky është një rekomandim i fuqishëm nga Parisi që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës “pavarësisht që festa e Pashkëve mban larg shumë deputetë”.

Ai e ka përgëzuar raportuesen Dora Bakoyannis.

“Sinjal i fortë për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Knaus në “X”.

(Kosova Sot Online)