Prokuroria do të kërkojë paraburgim për njërin nga të dyshuarit e vrasjes në Kolovicë

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 15:59
Prokuroria do të kërkojë paraburgim për njërin nga të dyshuarit e vrasjes në Kolovicë

Ndaj Lum Halimajt, 25 vjeç, i dyshuar për “vrasje të rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Prokuroria Themelore ka njoftuar se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit L.H., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së. Brenda afatit ligjor, prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje.

Halimaj dyshohet për vrasjen e të martës ku Egzon Haliti mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa u plagos edhe një grua që s’ishte e përfshirë në rast. Ajo vdiq të nesërmen në QKUK.

I dyshuari 25 vjeçar ishte plagosur natën e krimit dhe më pas u dërgua në QKUK. Pasi i është përmirësuar gjendja, ai është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)