Pamje nga vendi ku po mbahen peng disa persona në Holandë, lirohen tre

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 12:45
Pamje nga vendi ku po mbahen peng disa persona në Holandë, lirohen tre

Në qytetin holandez Ede janë marrë peng disa persona mëngjesin e së shtunës. Siç raporton BBC, deri tani janë liruar tre persona. Autoritetet kanë evakuuar banorët në zonën përreth, transmeton "Kosova Sot Online".

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga vendi ku po mbahen peng ata. Aty shihen forca të shumta të policisë speciale e zjarrfikës.

Pengjet po mbahen në klubin e natës, Petticoat, nga një person që ka armë dhe eksplozivë, raportoi gazeta kombëtare de Telegraaf, duke cituar disa burime anonime të sigurisë.

Ndërkaq, transmetuesi NOS, tha se një robot që kontrollohet me telekomandë është dislokuar në vendngjarje si dhe njësitë kundër eksplozivëve.

Në qytetin Ede, për shkak të kësaj ngjarjeje, është anuluar transporti hekurudhor, tha operatori kombëtar i trenave.

(Kosova Sot Online )