Vuçiq porositi një xhaketë ushtarake për Dodik, ai tha “Kur të kaloj në Sarajevë ta bart”

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 07:27
Vuçiq porositi një xhaketë ushtarake për Dodik, ai tha “Kur të kaloj në Sarajevë ta bart”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka pritur në Batajnicë presidentin e RS-së, Milorad Dodik, dhe me atë rast ka vizituar njësitet e Forcave Ajrore dhe mbrojtjen kundërajrore të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Me atë rast, Vuçiq mori një xhaketë të Forcave Ajrore me shenjat e tyre nga pilotët ushtarakë, e punuar posaçërisht për të.

Në atë moment Vuçiq i ka porositur Dodikut të njëjtën xhaketë me mesazh se do ta paguajë.

Dodik e ka komentuar këtë me fjalët “Kur të shkoj në Sarajevë ta bart”, pas së cilës ka qeshur së bashku me një ushtar që ndodhej aty pranë.

Detajin rreth xhaketës mund ta ndiqni nga ora 1.04.40 në transmetimin e drejtpërdrejtë të Tanjug në videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)