Hajnat vjedhin një pushkë gjuetie në një shtëpi në Prishtinë

  • S.A /
  • 02 April 2024 - 10:55
Hajnat vjedhin një pushkë gjuetie në një shtëpi në Prishtinë

Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie, transmeton "Kosova Sot Online ".

Policia bën me dije përmes raportit se rasti i cili ka ndodhur në Marec të Prishtinës, është duke u hetuar.

 

 

“Marec, Prishtinë / 01.04.2024-15:15.   Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )