Ish-komandanti i NATO-s: 1 dekadë më parë Dodik më tha për shkëputjen e RS-së dhe bashkimin me Serbinë

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 13:06
Ish-komandanti i NATO-s: 1 dekadë më parë Dodik më tha për shkëputjen e RS-së dhe bashkimin me Serbinë

Vladimir Putin po punon për të destabilizuar qeverinë e lëkundur të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila është e ndarë në një presidencë trepalëshe me një përfaqësues nga secila prej tre komuniteteve kryesore etno-fetare. Kështu vlerëson ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s në Evropë, admirali amerikan në pension James Stavridis në një tekst autorial.

Ai paralajmëron se presidenti rus Vladimir Putin mund të zgjedhë objektiva të rinj pas një fitoreje të mundshme në Ukrainë. Sipas tij këtë do ta mundësojë Milorad Dodik, president i RS në BeH, pasi edhe është i lidhur ngushtë me Moskën.

“Aktori politik më me përvojë është Dodik, i cili është i lidhur ngushtë me Moskën. Ai madje më tha një dekadë më parë për nevojën që Republika Srpska të shkëputej, e cila do të shkatërronte në mënyrë efektive vendin. Kjo pjesë e vendit më pas do të bashkohej me Serbinë, duke krijuar një shtet të madh serb, të cilin Putini do të ishte i lumtur ta mbështeste”, ka shkruar Stracidis.

(Kosova Sot Online )

 

Share Now