Dodik flet për takimin Vuçiq-Shmidt

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 14:54
Dodik flet për takimin Vuçiq-Shmidt

Republika Srpska do të miratojë ligjin e saj zgjedhor deri më 20 prill, tha presidenti i BeH nga entiteti Republika Srpska Milorad Dodik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka komentuar edhe takimin e paralajmëruar të përfaqësuesit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“E kuptojmë situatën në të cilën ndodhet presidenti Vuçiq”, tha Dodik.

Ai shtoi se është kënaqur kur dëgjoi se në Serbi institucionet po e mirëpresin Schmidt-in dhe përfaqësuesin e lartë.

“Gjithçka që ai dëshiron është të marrë një legjitimitet për veten e tij. Prandaj gënjen masivisht kur thotë se po e mbron Serbinë. Na tregoni një veprim që ata bënë, i cili ishte në favor të Republikës Srpska”, tha Dodik.


(Kosova Sot Online)