Hovenier te Osmani, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 15:06
Hovenier te Osmani, kjo është arsyeja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njoftoi Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

 Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

(Kosova Sot Online)