Jabllanoviq thirrje serbëve: Bojkotojeni regjistrimin e popullsisë

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 08:06
Jabllanoviq thirrje serbëve: Bojkotojeni regjistrimin e popullsisë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq, i ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Jabllanoviq ju ka bërë thirrje që të mos ju jepet asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit.

Tutje, ai ka shkruar që të shmanget veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë.

Jabllanoviq ka thënë se ky nuk është një regjistrim i popullsisë, por dëshira e kryeministrit të Kosobës, Albin Kurti, siç shkruan ai për të kuptuar se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.

“Bojkotoni regjistrimin e ardhshëm, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, shmangni dhe injoroni plotësisht të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.” – ka shkruar Jabllanoviq.

(Kosova Sot Online)