Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, kërkohej për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 14:43
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, kërkohej për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një 25 vjeçar është arrestuar në Kaçanik i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin për media thuhet se ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi” me dënim burgimi prej 12 muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

(Kosova Sot Online)