Drejtori i ASK’së 'kërcënon' qytetarët: Deri në 2 mijë euro gjobë për ata që s’regjistrohen

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 14:42
Drejtori i ASK’së 'kërcënon' qytetarët: Deri në 2 mijë euro gjobë për ata që s’regjistrohen

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ua ka rikujtuar qytetarëve se obligohen ligjërisht të regjistrohen, derisa paralajmëroi gjoba për ata që refuzojnë. Regjistrimi ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 17 maj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kastrati tha se gjoba për individët që refuzojnë të ofrojnë të dhënat për regjistrim, është 2 mijë euro.

“Është obligim ligjor, nuk është si dalja në zgjedhje. Është penalltia deri në 2 mijë euro për individ, jo për ekonomi familjare, sepse të dhënat janë vitale shumë”, deklaroi Kastrati, në konferencën para fillimit të daljes së ekipeve në terren.

Ai shpjegoi edhe se si do të vendosen gjobat, meqë fillojnë nga 30 euro deri në 2 mijë euro. Për këtë tha se kanë angazhuar ekspertë të fushës dhe se kjo vlerësohet nga ta, kur rasti shkon në gjykatë.

“Ne i kemi marrë disa jurista që janë në fushën përkatëse edhe kur shkon lënda në gjyqësor, ata e vlerësojnë.  Arsyet e e mosregjistrimit janë 5-6 arsye. Ti ke mund të jesh i sëmurë dh eke shkuar për trajtim jashtë Kosovës, që besoj se penalltia mundet me qenë në minimum, besoj 30 euro.  2 mijë euro shkon vetëm nëse refuzon, “s’po du me marrë pjesë në regjistrim”, “s’e njoh institucionin”, “se njoh Kosovën”, dmth shkon ajo më e larta”, ka deklaruar Kastrati.


(Kosova Sot Online)