A e dini çka do të bëhet me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit?

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 20:53
A e dini çka do të bëhet me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit?

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të merren veprime për pasuritë e paluajtshme në veri të vendit të kryeterroristit, Millan Radojçiq, dhe më pas pritet t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë.

“Ka pasur disa prona që janë edhe mjete ashtu me i quajt, që i janë nënshtruar me automatizëm konfiskimit dhe gjithashtu edhe paluajtshmeri, paluajtshmeritë e sekuestruara janë vila në Ujman e Raodjçiqit, pastaj një restaurant në veri dhe banesë anë katin e 6 në pjesën veriore të vendit”.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të merren veprime për pasuritë e paluajtshme në veri të vendit të kryeterroristit, Millan Radojçiq, dhe më pas pritet t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë.

Por, deri në atë moment do të mirëmbahen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)