Maqedonci u uron suksese ushtarëve të FSK’së në garën në Iowa: Fitoftë më i miri!

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 10:37
Maqedonci u uron suksese ushtarëve të FSK’së në garën në Iowa: Fitoftë më i miri!

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë, që po mbahet në shtetin e Iowa’s, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

Maqedonci ka shkruar se fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Iowa për herë të parë në shtatë vjet.

“Konkursi i Luftëtarit më të mirë (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Iowa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Ioëa për herë të parë në shtatë vjet. Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)