Rizvanolli: Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane, tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 11:00
Rizvanolli: Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane,  tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufinj të plotë e pa fusnotë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rizvnolli ka thënë se kjo është arritur pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

Rizvanolli ka shkruar se Kosova tani trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian.

“Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane! Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)